Blutë e Novarës sot nisen drejt Romës, ku në 20:45 do të përballen kundër Lazio-s në stadiumin Olimpiko. Një ndeshje që skuadra duhet të përballet pa frikë, pavarësisht nga niveli i lartë i ekipit kundërshtar – shprehet tekniku Tesser. Pas testimit të duhur në ndeshjen me Katanian, sot konfirmohet dhe rikthimi i Ujkanit në formacion.
Sajmiri Ujkani do të rikthet sot në fushë duke mbajtur maskën mborjtëse. Pas 49 ditëve nga dëmtimi I pësuar në ndeshjen kundër Bolonjës, Ujkani është I detyruar të rikthehet në fushë me maskën mbrojtëse për të shmangur cdo dëmtim të mundshëm në pjesën e fytyrës. Dëmtimi në ndeshjen me Bolonjën i kushtoi mbi afro 2 muaj qëndrimin larg fushës së blertë portierit të klubit Piemontez të Novarës por njëkohësisht portier dhe i Kombëtares “Kuq e Zi”. 


Profili i portierit Sajmir Ujkani 

Kombësia: Shqiptar

Data e lindjes: 05-07-1988 (23 vjec)

Roli në skuadër:

Portjer

Numri i fanellës: nr.1

Gjatësia: (1.88m)

Pesha: (83kg)



Përgatiti (Arsen Rusta)