Ukë Rugova lirohet nga
paraburgimi, lihet në arrest shtëpie

Ukë Rugova lirohet nga<br />paraburgimi, lihet në arrest shtëpie
PRISHTINE- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, është liruar nga paraburgimi

Këtë e ka konfirmuar për Express, avokati i tij Nexhat Shabani, i cili thotë se sot e ka marrë aktvendimin e gjykatës me anë të së cilit është njoftuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi, duke iu zëvendësuar me masën e burg shtëpiak.

“Sot kam marrë aktvendimin në të cilin jam njoftuar se kërkesa e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar, derisa kjo masë është zëvendësuar me arrest shtëpiak deri më 4 shtator”, ka thënë ai për Express. 

Avokati Gashi mirëpret lirimin e Ukë Rugovës
Lirimi i Ukë Rugovës nga paraburgimi ka qenë një lajm i mirë për avokatin Tomë Gashi. Sipas tij përveçse një lajm i mirë ky veprim ka qenë përmirësim i vogël i padrejtësisë së madhe që është bërë ndaj tij, Posaçërisht me rastin e riarrestimit të tij muajin e kaluar për çështje të njëjtë.

“Me vet faktin e lirimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovës vërteton faktin e skandalit juridik dhe pasigurisë juridike që krijoi prokurori i EULEX me rastin e riarrestimit te tij për çështje të njëjtë. Çdo gjë në Kosovë është sui generis /rast i posaçëm/ siç u krijua pa nevojë rasti Ukë Rugova”.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital