Ukë Rugova mbetet në burg
nuk i pranohet ankesa
Gjykata e Apelit ka refuzuar sot ankesën e Ukë Rugovës kundër paraburgimit të caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake më 21 qershor 2014.
PRISHTINE- Gjykata e Apelit ka refuzuar sot ankesën e Ukë Rugovës kundër paraburgimit të caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake më 21 qershor 2014.
Ukë Rugova, fillimisht u arrestua më 5 shkurt dhe brenda dy orëve ai u arrestua sërish.
Në një njoftim për media, Gjykata Apelit ka shpjeguar në mënyrë kronologjike arrestimin, më pastaj lirimin dhe riarrestimin e Ukë Rugovës.
Më poshtë, njoftimi i plotë i Gjykatës së ApelitGjykata e Apelit më 19 qershor 2014 ndërpreu paraburgimin, sepse vërtetoi se arrestimi i tij fillestar dhe paraburgimi nuk ishin në përputhje me Nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës. Gjykata e Apelit në të njëjtin vendim diskutoi në mënyrë të veçantë edhe faktin se në maj 2014 Kuvendi i Kosovës u shpërnda, dhe mandati U.R. si deputet përfundoi, dhe për këtë arsye ai më nuk përfiton nga kufizimet bazuar në nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, Gjykata e Apelit theksoi se ky fakt pasues nuk korrigjon lëshimet në procedurën që rezultoi me vendimin fillestar dhe zgjatjen e paraburgimit. Në anën tjetër, Gjykata e Apelit vuri në dukje se prokurori special nuk ishte penguar të kërkonte ri-arrestimin e tij nëpërmjet një procedure të re.
Prokurori special e bëri këtë dhe arrestoi sërish të pandehurin menjëherë pas lirimit të tij më 20 qershor 2014. Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin e U.R. për një periudhë prej një muaji në përputhje me nenet 187 dhe 189 KPP.
Gjykata e Apelit ka vërtetuar se kushtet për paraburgim të të pandehurit, duke pasur parasysh situatën e re, janë plotësuar dhe tani e ka hedhur poshtë ankesën e mbrojtjes si të pabazuar.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56