Ukrahinë, breshëri ndaj atenatorit
të Putin në 2012, vdes gruaja tij

Ukrahinë, breshëri ndaj atenatorit<br />të Putin në 2012, vdes gruaja tij<br>
Një Çeçen i akuzuar për komplot për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin është plagosur ndërsa gruaja e tij humbi jetën në një sulm pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Adam Osmayev u plagos,por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja e Osmayev Amina Okuyeva vdiq, tha një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. 

Në vitin 2012, zyrtarët rusë thanë se zoti Osmayev dyshohej se ishte pjesë e një komploti nga islamistët për të vrarë z. Putin.

Mediat ruse raportuan në atë kohë që planifikuesit planifikonin të vendosnin mina në Kutuzovsky Avenue në Moskë, të përdorur nga Putin.

Rusia më vonë i kërkoi Ukrainës të dorëzonte zotin Osmayev, por autoritetet në Kiev refuzuan ta bënin këtë, duke thënë se donin të prisnin që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të konsideronte ankesën e tij kundër ekstradimit.

Në qershor, ai mbijetoi një tentativë për vrasjen në Kiev. Sulmuesi u qëllua dhe u plagos nga gruaja e tij.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës.

Ajo vjen më pak se një javë pasi një ligjvënës ukrainas u plagos në një bombardim të automjeteve në kryeqytetin e Ukrainës.

Kievi në vitet e fundit ka parë një numër sulmesh vdekjeprurëse mbi politikanët dhe gazetarët e profilit të lartë. 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar