Ukrainë, 5 gazetarë e analistë
humbasin jetën në një aksident

Ukrainë, 5 gazetarë e analistë<br />humbasin jetën në një aksident
Autoritetet në Ukrainë raportojnë  se tre analistë politikë, një gazetar dhe një aktivist, kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku në rajonin perëndimor, Rivne.
 
Anton Herashchenko, ligjvënës dhe këshilltar i ministrit të brendshëm, ka shkruar në rrjetin Facebook, se analistët politikë, Oleksandr Maslak, Oleksiy Kurinniy dhe Oleksandr Nikanarov, gazetari Volodymyr Karahyauar, dhe aktivisti, Serhiu Popov, janë vrarë sot herët në mëngjes në aksidentin rrugor, për të cilin po zhvillohen hetime.
 
Policia kombëtare e Ukrainës, më herët, raportoi se janë vrarë katër meshkuj, pasi vetura e tyre ishte ndeshur me një kamion, ndërsa personi i pestë ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
 
Gazetarja nga Kievi, Bohdana Babych, ka shkruar në rrjetin Facebook se të pesë personat po ktheheheshin në Kiev nga Polonia, ku kishin marrë pjesë në një konferencë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shgqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit