Ukrainë, autobusi del nga rruga
Vdesin 14 pelegrisë rusë, 29 plagosen

Ukrainë, autobusi del nga rruga <br />Vdesin 14 pelegrisë rusë, 29 plagosen
KIEV - 14 pelegrinë rusë kanë mbetur të vdekur në Ukrainë pasi autobusi me të cilin udhëtonin drejt një manastiri ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, pohojnë burime zyrtare në Kiev.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit të së shtunës në Chernihiv, rreth 150 km në verilindje të Kievit. Shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, deklaroi Yulia Yershova, një zëdhënëse e Ministrisë së Emergjencave të Ukrainës.

Në autobus ndodheshin 45 persona, prej të cilëve 29 persona të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital, tha gjithashtu zëdhënësja.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se pelegrinët ishin drejtuan për në Manastirin e Fjetjes së Shenjtë në Pochayev në Ukrainën perëndimore, një nga manastiret më të mëdha të Kishës Ortodokse e Ukrainës.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare