UKRAINE- Pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua si pasojë e motit të keq afër kryeqytetit Kiev të Ukrahinës.

Ministria për situata emergjente e Ukrainës tha se në aeroplan ishin 16 parashutistë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Por, planet që parashutistët të kërcenin nga aeroplani u anuluan për shkak të shiut të madh dhe erës së fortë. Aeroplani ishte pronë e një shkolle të pilotëve në aeroportin Borodjanka, 30 kilometra në perëndim të Kievit.
(kz/shqiptarja.com)