Ukrainë, OKB-ja paralajmëron
përkeqësimin e konfliktit

Ukrainë, OKB-ja paralajmëron<br />përkeqësimin e konfliktit
Këshilli i Sigurisë i OKB-së, u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të ndalojnë dhunën dhe të respektojnë armëpushimin si dhe ka paralajmëruar se konflikti shpejt mund të përkeqësohet.

Këshilli u shpreh se luftimet e reja kishin që shpërthen disa ditë më parë ne Ukrainë, kanë efekte të rënda në jetën e civilëve të cilët jetojnë pranë këtyre zonave.

Në qytetit e Avdiivka, me mijëra banorë kanë mbetur pa ujë dhe pa energjinë elektrike për shkak të shpërthimit të rinisjes së konfliktit të armatosur.

Ukraina ka deklaruar se është duke përgatitur një evakuim të mundshëm të banorëve të qytetit të  Avdiivka, për të shmangur një krizë humanitare në rast të përshkallëzimit të konfliktit.

Më shumë se 9,700 persona kanë humbur jetën që prej nisjes së konfliktit të vitin 2014, ku Rusia nisi aneksimin e gadishullit të Krimesë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje