Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko po zhvillon një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar mbështetje të mëtejshme për të trajtuar atë që ai e quan ‘agresioni rus’ në Ukrainë. Poroshenko do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan, Barack Obama përpara se t’ia adresojë këtë çështje kongresit amerikan. 

Në vizitën e tij pritet një afrim i marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Perëndimit. Theksojmë se Obama, së bashku me udhëheqës perëndimorë ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke theksuar një mbështetje ushtarake në ndihmë të saj. 

SHBA së bashku me BE-në kanë vendsour kohët e fundit një varg sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në Ukrainë. 

Një ditë më parë, presidenti ukrainas kreu një vizitë zyrtare në Kanada ku u prit me ovacione nga anëtarët e parlamentit kanadez. Poroshenko mori mbështetjen e kryeministrit të vendit mikpritës, Strephen Harper, i cili dënoi rëndë veprimet ruse në Ukrainë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)