KIEV - Qindra separatistë pro-rusë kanë zaptuar godinat qeveritare në qytetin e Luhansk. Sipas mediave vendase, njerëz të armatosur kanë hyrë me forcë në zyrën e prokurorit dhe në rajonin e policisë.
 
Presidenti i përkohshëm ukrainas akuzoi policinë për tradhëti pasi nuk reagoi gjatë sulmeve të pro-rusëve.Në fillim të muajit prill, separatistët pro-rusë morrën kontrollin e shërbimeve të sigurisë së Luhanskut.
 
Në ditët e kaluara SHBA dhe BE vendosën të shtojnë sanksionet për Rusinë, pasi sipas tyre Moska nuk ndërmorri asnjë veprim për të ulur tensionin në rajon siç u rra dakord me firmosjen e marrëveshjes së Gjenevës më 17 prill.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)