KIEV - Rebelët prorusë kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë ukrainase pranë Slovianskut, duke lënë të vrarë 14 persona, njoftoi presidenti në largim Turchynov. Presidenti ukrainas tha se midis viktimave ishte edhe një gjeneral dhe se rebelët kishin përdor një sistem anti-avion rus për të rrëzuar helikopterin.
Në Sloviansk javët e fundit ka patur luftime të ashpra mes separatistëve dhe forcave qeveritare. Gjatë këtij muaji separatistët kanë rrëzuar dy helikopterë ushtarakë po në Sloviansk, duke lënë të vrarë një pilot dhe një ushtarak.
Konflikti në këto rajone është intensifikuar që prej zgjedhjes së presidentit Poroshenko ditën e dielë, i cili u zotua se do fillonte operacionet kundër rebelëve. Në përpjekjen për të zaptuar aeroportin e Donetskut ditën e hënë, separatistët thanë se gjatë luftimeve humbën mbi 100 luftëtarë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com