UKRAINE- Rojet e sigurisë së presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, kanë zbuluar një pajisje pranë portës presidenciale ku shefi i shtetit kalon me makinë. Sipas mediave lokale pajisja është realizuar nga një kuti me 5 bomba, një kilogramë vida, bulona dhe rondele, bashkë me një telefon celular për të aktivizuar sistemin.
 
Pranë bombës është gjetur një shënim më mbishkrimin “Nëse nuk e ndalon luftën, lufta do të vijë tek ti”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)