Nuk dihet ende se si nisi zjarri, ndërsa dy gra nënjë fshat pranë zonës u dërguan në spital me plagë të shkaktuara nga predhat.
Në depon e armatimeve në Kalinovka, pranë Vinnytsias, magazinoheshin si predha edhe municione armësh të tjera.
Depoja është më e madhja e armatimeve në vend, duke bërë që mijëra predha të fluturonin në ajër ndërsa pas ngjarjes u mbyll edhe hapësira ajrore mbi qytetin Vinnitsa.
Pavarsisht se nuk dihet ende shkaku i zjarrit mediat lokale flasin për një sabotim të planifikuar nga Rusia.
Një gazetar dhe kryeredaktor i “Censor.net” pretendoi se ishte zjarrvënie e qëllimshme dhe drejtoi gishtin nga Rusia, duke thënë se “ishte një dhuratë ditëlindjeje nga Vladimir Putin, për homologun kundërshtar Petro Poroshenko, i cili mbushi 52 vjeç të martën”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com