Ukrainë, shtyhet
gjyqi i Timoshenkos

Ukrainë, shtyhet <br />gjyqi i Timoshenkos
TIRANE - Është shtyrë për me datën 10 korrik, datë që konsiston më përfundimin e kampionatit evropian, gjyqi i dytë ndaj udhëheqëses së opozitës ukrainase Yulia Timoshenko.

Ambasadorë dhe të dërguar të lartë të BE ishin të pranishëm gjatë seancës gjygjesore , ku u mor vendimi që nisja e procesit për evazion fiskal të shtyhet.

Liderë të BE kanë akuzuar Kievin zyrtar për montimin e një procesi politik ndaj lideres opozitare Yulia Timoshenko e cila është dënuar me shtatë vjet heqje lire pasi u shpall fajtore për abuzim me detyrën.

Liderët e vendeve të rëndësishme të BE në shenjë proteste ndaj burgimit saj, kanë bojkotuar në mënyrë unanime ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit që do të zhvillohen në Ukrainë, e cila është mikpritëse e këtij kompeticioni bashkë me Poloninë.

Sipas gjykatës seanca është shtyre për t’i dhënë kohë znj Timoshenko për ekzaminime mjekësore, pasi ajo ka akuzuar gardianët e burgut se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm mijëra njerëz ndër të cilët mbështetës dhe kundërshtarë.

Nëse Tymoshenko do të shpallet fajtore, dënimi i saj mund të zgjatet nga shtatë deri në 18 vjet heqje lirie.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit