UKRAINE-Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko do të ndërpresë grevën e urisë. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku dhe familja e saj. Vajza e saj, Evgjenia, ka deklaruar se mjeku i saj gjerman do ta bindë ish-kryeministren ukrainase që pas 19 ditësh të ndërpresë grevën. Liderja e opozitës ukrainase ndodhet në burg që prej muajit gusht, ajo nuk ka pranuar të transferohet në spital. Ndërkaq mjeku neurolog gjerman, Luz Harms që do të vizitojë Timoshenkon është shprehur se shpreson në një bashkëpunim të mirë me mjekët ukrainas.
Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, është dënuar me 7 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, gjë që ka ngjallur reagime të ashpra në Bruksel, që e konsideron gjyqin si një hakmarrje politike të qeverisë ndaj opozitës.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com