KIEV – Ukraina ka ngritur zërin ndaj bojkotimit të aktiviteteve, veçanërisht Euro 2012, që po merr përmasa masive mes liderve europianë. Në një deklaratë ministria e jashtme thotë se bojkoti do të dëmtojë si kampionatin e futbollit ashtu edhe imazhin e miliona ukrainasve dhe polakëve.
Polonia e cila është bashkëorganizatore e Euro 2012 e ka kritikuar po ashtu bojkotin.
Një sërë liderësh europianë kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në Ukrainë për eventin futbollistik, si shenjë proteste ndaj trajtimit që po i bëhet në burg Yulia Tymoshenkos e cila ndodhet në grevë urie.
Deklarata e ministrisë së jashtme ukrainase thekson se evenimentet sportive kanë synim të sjellin bashkim mes njerëzve dhe nuk duhen politizuar.
“Një kampionat i suksesshëm do të jetë një fitore jo për politikanët dhe partitë, por për gjithë ukrainasit dhe polakët, dështimi i tij do të jetë humbje për miliona njerëz”, thotë deklarata.
Austria dhe Belgjika kanë deklaruar tashmë se do e bojkotojnë kampionatin, si edhe kreu i KiE Van Rompuy dhe ai i KE Barroso. Angela Merkel akoma nuk e ka vendosur nëse do shkojë apo jo, por ka thënë se duhet bërë c’është e mundur që të përmirësohet gjendja e Tymoshenkos.
Madje edhe Vladimir Putin tha se Rusia do ishte e gatshme të ofronte trajtim mjekësor për zonjën Tymoshenko, por nga ana tjetër nuk ka përkrahur idenë e bojkotimit të aktiviteteve në Ukrainë.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com