Ukraina dhe SHBA-ja nuk arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

Ukraina dhe SHBA-ja nuk arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

Takimi i Zelenskyt me JD Vance

Bisedimet midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, përfunduan në Munih të premten (14 shkurt) pa njoftimin e një marrëveshjeje për mineralet e rralla që është kyçe në përpjekjen e Kievit për të fituar mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Kievi të premten ia dorëzoi SHBA-së “draftin e rishikuar” që hap burimet e mëdha të mineraleve në Ukrainë për investimet amerikane. Të mërkurën, Amerika ia kishte dorëzuar Ukrainës draftin, por zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë përpunuar disa detaje.

“Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për dokumentin”, shkroi Zelensky në “X”, duke shtuar se pati një “takim të mirë” me Vancein dhe se Kievi është “gati të lëvizë sa më shpejt që të jetë e mundur drejt një paqeje të vërtetë dhe të garantuar”.

Dy anëtarë të delegacionit ukrainas i thanë Reutersit se “disa detaje” ende duhet të përpunohen.

Nuk është e qartë se cila ishte pika e mosmarrëveshjes, por Ukraina po kërkon garanci të forta sigurie nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara që do ta mbronin atë nga Rusia në të ardhmen nëse arrihet marrëveshje paqeje.

Javën e kaluar, Zelensky ka thënë se po ofron partneritet reciprokisht të dobishëm për t’i zhvilluar mineralet bashkë me SHBA-në, por jo t’i ndajë ato.

Mineralet përfshijnë lloje të xeheve të rralla, si dhe titan, uranium dhe litium ndër të tjera.

Trumpi, i cili nuk është zotuar për vazhdimin e ndihmës jetike ushtarake për Ukrainën, ka thënë se donte 500 miliardë dollarë minerale të rralla nga Kievi nëse duan që ndihma amerikane të vazhdojë.

I pyetur më herët nëse një marrëveshje do të arrihet të premten, Vance u shpreh: “Le të shohim”.

Ukrainës iu prezantua projekt-marrëveshja për mineralet e hartuar nga SHBA-ja të mërkurën kur sekretari i Financave Scott Bessent udhëtoi për në Kiev. Zelensky ka thënë se Ukraina do ta studiojë me qëllim që të arrihet marrëveshja në Munih.

Bessent ka thënë se plani i administratës Trump për t'i dhënë fund luftës do të ndërthurte ekonomitë e Ukrainës dhe SHBA-së, duke sjellë “praktikat më të mira” të privatizimit.

“Një pjesë e kësaj fillon me ndërthurjen e ekonomisë ukrainase me SHBA-në dhe sigurimin që taksapaguesit amerikanë të marrin kthim për paratë që investuan”, u shpreh Bessent.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës do të takohen të hënën në Arabinë Saudite! Në të njëjtën ditë takohen amerikanët me rusët

Zelensky: Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës do të takohen të hënën në Arabinë Saudite! Në të njëjtën ditë takohen amerikanët me rusët