Ukraina dhe Spanja nënshkruan këtë të mërkurë një marrëveshje për bashkëpunim në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore.
Përfaqësuesit e qeverive të të dy vendeve nënshkruan memorandume mbi prodhimin e përbashkët ushtarak ukrainas-spanjoll, si dhe trajnimin e përbashkët të specialistëve midis Akademisë Diplomatike të Ukrainës dhe Shkollës Diplomatike të Spanjës.
“Jam mirënjohës ndaj Spanjës për mbështetjen e saj. Kjo është një vizitë e rëndësishme, një vizitë që gjithashtu, në shumë mënyra, do të mbështesë Ukrainën dhe, më e rëndësishmja, do të na lejojë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë: industritë mbrojtëse të vendeve tona, aftësitë tona mbrojtëse dhe bashkëpunimin tonë politik. Ne i vlerësojmë shumë të gjitha këto.
Sot, prodhuesit tanë këtu nënshkruan katër dokumente mbi bashkëpunimin, tre prej të cilave janë me kompaninë ‘Sener’. Marrëveshjet kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit në industrinë e raketave dhe mbrojtjen ajrore. Kjo është ajo që do të forcojë mbrojtjen e qiellit ukrainas”, theksoi gjatë fjalës së tij presidenti Volodymir Zelensky.
Spanja, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, i ka ofruar mbështetje ushtarake, dhe financiare Kievit që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Komente








