
19 mijë fëmijët që janë nxjerrë me forcë nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë do të rikthehen në atdheun e tyre përmes një koalicioni ndërkombëtar,Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha se koalicioni do të synojë të ndëshkojë ata që janë fajtorë për krime kundër fëmijëve ukrainas.
Që kur u raportua se fëmijët ukrainas në Rusi po ndëshkohen fizikisht për refuzimin e këndimit të himnit kombëtar rus, qeveria u alarmua për të bërë çdo gjë që është e mundur për rikthimin e fëmijëve në vendin dhe familjet e tyre.
Ky koalicion tashmë është mbështetur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, tha zonja Vereshchuk.
Zëvendës kryeministrja tha gjithashtu se realizimi i këtij qëllimi kërkon mbështetje ndërkombëtarë dhe të ndërmjetësuesve, të cilët mund të jetë kushdo tha ajo duke cituar, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijët i OKB-së (UNICEF)etj.
Ajo shtoi se ndihma e komunitetit botëror është kritike për Ukrainën uroi që kjo platformë të vihet në jetë sa më shpejt.
Kujtojmë se më herët u raportua se 4,396 jetimë ukrainas ishin tani në Rusi kundër vullnetit të tyre dhe mendohet se rreth 19,000 fëmijë janë nxjerrë me forcë nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë në shkurt 2022.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mediat amerikane: Kievit do t’i mbarojnë rezervat e mbrojtjes kundërajrore deri në maj! Pentagoni: Rrjedhje e rëndë e informacioneve










