Ukraina e përfshirë në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream? Borrell: S'kam frikë nga e vërteta! Aktualisht ka vetëm spekulime

Ukraina e përfshirë në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream? Borrell: S'kam frikë nga e vërteta! Aktualisht ka vetëm spekulime

1677526728_gfdsa.JPG

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se s’mund të dalë në konkluzione për Nord Stream vetëm se një raport në media tha se inteligjenca e shqyrtuar nga zyrtarët amerikanë tregoi se një grup pro-ukrainas qëndronte pas sulmeve të vitit të kaluar në tubacionet e gazit.

“Nuk kam frikë nga e vërteta.  Por ne po flasim për ... spekulime", u tha ai gazetarëve të mërkurën pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Stokholm, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë ende në Suedi, Danimarkë dhe Gjermani.

“Për sa kohë që hetimet janë duke vazhduar, ne nuk mund të dalim në përfundime. Më duhet të pres që të kem një kuptim të qartë për atë që ka ndodhur”, tha Borrell.

Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, pavarësisht raporteve të mediave se inteligjenca e analizuar nga zyrtarët amerikanë ka thënë se një grup pro-ukrainas qëndronte pas sulmeve të vitit të kaluar.

Më 7 mars, gazeta New York Times (NYT) raportoi se sipas inteligjencës amerikane, një grup pro-ukrainase, kishte gisht në sulmin e shtatorit në tubacionet që hodhën gaz në Detin Baltik.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Wagner: Kemi nën kontroll pjesën lindore të Bakhmutit! FMN: Lufta do të ketë pasoja shkatërruese në ekonominë ruse


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)