Ukraina ka rënë dakord me Washingtonin për kushtet e marrëveshjes mbi mineralet e çmuara dhe tani është gati të nënshkruajë marrëveshjen, raporton Financial Times, duke cituar disa burime.

Një zyrtar i lartë ukrainas i tha AFP-së se Shtetet e Bashkuara kanë hequr klauzolat e pafavorshme nga marrëveshja mbi mineralet me Ukrainën, dhe për këtë arsye, Kievi ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjes me Uashingtonin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë të premten në Uashington për t'u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, pasi zyrtarët kanë rënë dakord mbi një draft-marrëveshje për mineralet kanë bërë të ditur për Reuters dy burime të njohura me çështjen.

Lajmi ne perditesim...