‘Ukraina është në pragun tonë’, Putin paralajmëron perëndimin mbi ndërhyrjet agresive duke i kërcënuar me masa ushtarake të ashpëra  

‘Ukraina është në pragun tonë’, Putin paralajmëron perëndimin mbi ndërhyrjet agresive duke i kërcënuar me masa ushtarake të ashpëra  

Presidenti Vladimir Putin theksoi edhe njëherë të martën se Ukraina është pjesë e ‘Rusisë së madhe’ dhe se nëse ndërhyrja e SHBA-ve dhe NATO-s do vijonte të ishte me të njëjtat nota agresiviteti do të detyrohej të merrte masa ndëshkuese shumë të ashpra.

Putin ia adresoi vërejtjet zyrtarëve ushtarakë ndërsa Rusia bëri presion për një përgjigje urgjente të SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve që ajo bëri javën e kaluar për një grup të detyrueshëm garancish sigurie nga Perëndimi.

Duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe faktit se Ukrainën ‘e zotëron’ në një farë mënyre influenca ruse, Putin nënvizon se, kjo ndërhyrje e perëndimit nuk është shfaqje tetarale dhe si rrjedhoje Rusia nuk është spektatore të shikojë sesi ‘dyshja’ SHBA, NATO ndikon në Ukrainë.

"Ajo që SHBA po bën në Ukrainë është në pragun tonë... Dhe ata duhet të kuptojnë se ne nuk kemi ku të tërhiqemi më tej. A mendojnë ata se ne thjesht do të shikojmë kot?" tha Putin.Nëse vija agresive e kolegëve tanë perëndimorë vazhdon, ne do të marrim masa adekuate të reagimit ushtarak-teknik dhe do të reagojmë ashpër ndaj hapave jomiqësorë”.

Putini nuk e shpjegoi natyrën e këtyre masave, por shprehja e tij pasqyroi atë të përdorur më parë nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, i cili ka paralajmëruar se Rusia mund të ridislokojë raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi në Evropë në përgjigje të asaj që ajo e sheh si planet e NATO-s për të bërë njëjtë.

Rusia kundërshton akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se mund të jetë duke përgatitur një pushtim të Ukrainës që në fillim të muajit të ardhshëm nga dhjetëra mijëra trupa ruse të vendosura brenda kufirit.

Ajo thotë se ka nevojë për premtime nga Perëndimi, duke përfshirë një premtim për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore, pasi siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që raketat e NATO-s të vendosen kundër saj në territorin ukrainas.

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskiy tha të premten se ai ishte i gatshëm të takohej me Rusinë për "bisedime të drejtpërdrejta, ballë për ballë, ne nuk e kemi problem në çfarë formati". Por Moska ka thënë vazhdimisht se nuk sheh asnjë kuptim në një takim të tillë pa qartësi se cila do të ishte axhenda.

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin theksoi në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron se rimbledhja e grupit të Normandisë me katër fuqi - i cili bashkon liderët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë - do të kërkonte hapa konkretë nga Kievi për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese të paqes. Ukraina thotë se është Rusia dhe përfaqësuesit e saj që po refuzojnë të angazhohen.

Me fuqitë perëndimore të prirura për t'i treguar Rusisë se janë solide në mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës dhe NATO-s, kancelari i ri i Gjermanisë Olaf Scholz gjithashtu foli me telefon me Putinin.

Karen Donfried, kryediplomati i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën, në një konferencë me gazetarët, tha se Uashingtoni ishte i përgatitur të angazhohej me Moskën përmes tre kanaleve - dypalëshe, përmes Këshillit NATO-Rusi që u takua për herë të fundit në 2019 dhe në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimi në Evropë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave