Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës thotë se forcat ruse e kanë kthyer qytetin e rrethuar të Mariupolit "në pluhur", ndërsa e përshkruan situatën aktuale humanitare në qytet si "katastrofike".
"Ndërsa Mariupoli është i rrethuar dhe i bombarduar, njerëzit luftojnë për të mbijetuar. Situata humanitare në qytet është katastrofike. Forcat e armatosura ruse po e bëjnë qytetin pluhur", tha ministria sot në llogarinë e saj në Twitter, duke bërë thirrje për "të shpëtuar Mariupolin".

Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












