
Trupat ruse "po rigrupohen dhe po kryejnë zbulim" për një ofensivë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, që përfshin Donetsk dhe Luhansk, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një përditësim në ditën e 42-të të luftimeve.
Përditësimi gjithashtu thoshte:
-Përpjekjet kryesore të trupave ruse janë të "shpërthejnë mbrojtjen" e forcave ukrainase në rajonin e Donetskut.
-Ata po përpiqen gjithashtu të marrin kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.
-Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin në verilindje të Ukrainës.
-Trupat ruse po përdorin linjat hekurudhore për të lëvizur shpejt ngarkesat ushtarake. Armët dhe pajisjet e tjera mbërritën në stacionin hekurudhor Kupyansk në Ukrainën verilindore nga stacioni Valuyki në Belgorod, Rusi.
-Forcat ukrainase kanë marrë përsëri Osokorivka pranë Khersonit në jug të Ukrainës nga trupat ruse.
Lajmi kryesor:
OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës











