'Ukraina gate', Presidenti amerikan ‘kurioz’ për emrin e ‘spiunit’ të bisedës me Zelensky-n mbi hetimin e rivalit Biden dhe djalit të tij (VIDEO)

"Faktet tregojnë se Presidenti Donald Trump tradhtoi, shkeli dhe injoroi kushtetutën" - Akuza të rënda ka lëshuar Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi teksa ka lexuar pjesë të denoncimit të zyrtarit të inteligjencës amerikane i cili ka akuzuar administratën e Shtëpisë së Bardhë se ka tentuar të ndërhyjë dhe bllokojë informacionet në lidhje me telefonatën që presidenti Trump pati me homlogun e tij ukrainas në lidhje me hapjen e hetimeve mbi rivalin Baden dhe djalin e tij.

‘Shtëpia e Bardhë ka fshehur informacione të natyrës politike’ – tha Nancy Pelosi, duke theksuar se avokatët e Trump urdhëruan ta fshihnin bisedën në një regjistër të veçantë elektronik.

Për rastin, demokratët filluan të martën një hetim zyrtar për Impeachment, por sipas Trump "nuk kishte presion mbi presidentin ukrainas" dhe se ishte një bisedë "miqësore".

Dhe reagimi i manjatit nuk ka vonuar të vijë.

Për presidentin amerikan, ‘informacioni  është i rremë dhe nuk është gjë tjetër veç gjueti shtrigash’. Sipas Trump, Adam Schiff, presidenti i Komitetit të Inteligjencës së Senatit që e akuzon atë se ka "kryer krime" në thirrjen telefonike, "ka besueshmëri zero. Një tjetër fantazi për të goditur Partinë Republikane!" – ka deklaruar Trump para stafit të përfaqësisë amerikane në Kombet e Bashkuara.

"Unë dua të di se kush është personi që i ka dhënë këto informacione, sepse kjo është e ngjashme me lojrat me spiunë - ai tha - A e dini se si kemi vepruar dikur me spiunët dhe tradhtarët? Ne i trajtonim ata në një mënyrë pak më ndryshe se sa ne tani". 

Ndërkohë, New York Times, duke konfirmuar thashethemet e qarkulluara, thotë se informatori është një agjent i CIA në shërbim në Shtëpinë e Bardhë. Identiteti i tij është padyshim sekret dhe ai është vendosur nën mbrojtje. 
Në lidhje me deklaratat e Trump ka reaguar dhe Joe Biden. "Ne kemi një president i cili beson se nuk ka limite në fuqinë e tij, ai beson se mund të bëjë çdo gjë, ai beson se është mbi ligjin”
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi