Autoritetet ruse thanë se një sulm ukrainas me dron shkaktoi disa shpërthime në rajonin jugor rus të Voronezh.
Guvernatori i rajonit Alexander Gusev njoftoi në Telegram se shpërthimet ndodhën pas rrëzimit të dronëve ukrainas pranë Podgorenskit, në jug të kryeqytetit rajonal Voronezh.
Ndërsa agjencia e lajmeve Ukrainska Pravda raportoi se një magazinë prej 9000 metrash katrorë që përmbante raketa të ushtrisë ruse, municione tankesh dhe predha artilerie u godit.
Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar, në mediat sociale janë shfaqur pamje që tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen në qiell. Dëshmitarët okularë raportuan shpërthime dhe tym mbi Podgorenski, ndërsa autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës fillimisht nuk dha asnjë informacion në lidhje me sulmin në rajonin e Voronezh, por përmendi një tjetër sulm me dron ukrainas në rajonin kufitar Belgorod, duke siguruar se ai u zmbraps.
Rajoni i Voronezh, një rrugë kyçe e furnizimit për trupat ruse, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ukrainase që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
42.3%
-
Njësoj
36%
-
Më e keqe
21.6%
Vota total: 111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Dronët rusë afër Rumanisë, Bukureshti ngre F-16 në fluturim
7 Korrik, 08:01
-
Lufta në Ukrainë/ Le Pen: Do të pengojmë përdorimin e armëve në Rusi
6 Korrik, 22:33
-
Si Nato po e humb luftën e dronëve
6 Korrik, 20:43
-
Zelensky: Duam të dyfishojmë aftësitë e mbrojtjes ajrore
6 Korrik, 07:35
-
Stoltenberg: Ukraina në 10 vite të jetë pjesë e NATO-s, ta mbështesim me armë
5 Korrik, 18:10
-
Gjermania i ka dërguar Ukrainës edhe një sistem Patriot
5 Korrik, 15:45
-
Vizita e Orban në Moskë, KE: Takimi minon vendosmërinë e BE për luftën! Vizita kolegjiale në Hungari mund të anulohet
5 Korrik, 10:43
-
Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë
4 Korrik, 20:04
-
Takimi në Kazakistan/ Turqia aspiron të anëtarësohet në organizatën BRICS të krijuar nga Rusia dhe Kina
4 Korrik, 15:50
-
Lufta në Ukrainë/ Dy të vdekur nga sulmet ruse në rajonin e Zaporizhia
4 Korrik, 09:57
-
Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike
3 Korrik, 22:23
-
Orban takohet me Zelenskyn në Ukrainë: Për negociatat e paqes duhet të përshpejtohet procesi i armëpushimit
2 Korrik, 13:07