Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të ngjashme në botë". Putin, sipas mediave të huaja, tha se "fuqia e Poseidonit e tejkalon shumë atë të raketës sonë më premtuese ndërkontinentale, Sarmat".
Rusia ka testuar një dron nënujor me energji bërthamore të quajtur Poseidon. Testimi u krye një ditë më parë dhe sipas presidentit rus, Vladimir Putinin, me të nuk krahasohet asgjë në botë.
"Për herë të parë, ne arritëm jo vetëm ta lëshonim atë nga një nëndetëse duke përdorur motorin e saj përforcues, por edhe të vinim në punë reaktorin bërthamor, i cili e furnizoi pajisjen me energji për një periudhë të caktuar kohore", tha presidenti rus, duke e quajtur provën "një sukses të madh".
Ministri rus i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë vend të NATO-s dhe është gati të nënshkruajë një marrëveshje me garanci sigurie. Ministri i Putinit komentoi gjithashtu edhe zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e negociatave për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, teksa tha se shpreson që presidenti i SHBA, Donald Trump të mbetet i angazhuar në arritjen e një zgjidhjeje.
"Shpresojmë që Presidenti Trump do të vazhdojë sinqerisht të kërkojë një zgjidhje për krizën ukrainase dhe të mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të zhvilluara në Samitin e Anchorage dhe të zhvilluara në bazë të propozimeve amerikane.", theksoi Lavrov.
Ndërkohë, nga ana tjetër, raportohet se krahas sulmeve ruse në Ukrainë, edhe forcat e kësaj të fundit, kanë goditur një rafineri nafte dhe një uzinë kimike në Rusinë Perëndimore. Mediat ruse raportojnë se Kievi goditi rafinerinë NS-Oil në Novospasskoye dhe uzinën kimike Stavrolen në Krai Stavropol.
Uzina, një degë e Lukoil, prodhon produkte të tilla si benzeni, polietileni dhe petrokimikate të tjera që përdoren për të furnizuar me energji makinën e luftës së Rusisë në Ukrainë. Lukoil është një ndër kompanitë më të mëdha ruse të naftës dhe u sanksionua nga SHBA disa ditë më parë bashkë me Rosneft.
Sakaq, disa dronë janë parë mbi një bazë ushtarake në Belgjikë. Pas alarmit në fillim të tetorit mbi bazën ushtarake Elsenborn, këtë herë avionët u panë mbi bazën ushtarake belge në Marche-en-Famenne, në Ëallonia, sipas Ministrit të Mbrojtjes Theo Francken.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se situata në qytetin Kupyansk është e vështirë pas sulmeve nga Rusia, por është nën kontroll.
'Situata në Kupyansk mbetet e vështirë. Por mbrojtësit ukrainas tani e kanë në kontrol', kjo u raportua nga RBC-Ukrainë, duke cituar fjalimin e mbrëmjes të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili njoftoi se kishte zhvilluar diskutime të thella me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andriy Khnatov, mbi situatën në front.
Ivan Fedorov, guvernator i Oblastit të Zaporizhzhias, në Telegram, ka deklaruar se janë dëgjuar shpërthime në Zaporizhia.
"Shpërthime u dëgjuan në mbrëmje në Zaporizhia. Ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën më pas në disa zona të qytetit. Qëndroni në vende të sigurta deri në fund të ditës", shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti i SHBA-së Donald Trump, është duke u përpjekur që të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.
'Donald Trump, po përpiqet sinqerisht të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe kjo perceptohet shumë pozitivisht në Moskë, përfshirë edhe nga Presidenti Vladimir Putin. Trump po përpiqet vërtet të kontribuojë edhe në zgjidhjen e një sërë konfliktesh ndërkombëtare dhe rajonale', tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të ngjashme në botë". Putin, sipas mediave të huaja, tha se "fuqia e Poseidonit e tejkalon shumë atë të raketës sonë më premtuese ndërkontinentale, Sarmat".
"Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë me Poseidonin në aspektin e shpejtësisë dhe thellësisë dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta kapur atë. Për herë të parë, ne arritëm jo vetëm ta lëshonim atë nga një nëndetëse duke përdorur motorin e saj përforcues, por edhe të vinim në punë reaktorin bërthamor, i cili e furnizoi pajisjen me energji për një periudhë të caktuar kohore", tha Putin, duke e quajtur provën "një sukses të madh".
Komente














Bravo Putin neqoftese eshte e vertet,por kur dot perdorni,a i keni prodhuar per magazina.
Përgjigju