Ukraina hyn në Rusi dhe nis kundërofensivën, Putin mbledh gjeneralët: Provokim i madh i Kievit, po sulmohen civilët me raketa

Ukraina hyn në Rusi dhe nis kundërofensivën, Putin mbledh gjeneralët: Provokim i madh i Kievit, po sulmohen civilët me raketa

Putin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

 MOSKË - Për herë të parë ushtria ukrainase hyn në Rusi, në kundërofensivën e saj më të madhe që nga nisja e luftimeve dhe agresionit të Moskës, më shumë se dy vite më parë. Trupat ushtarake të Kievit njoftohet nga korespondentët e terrenit së kanë depërtuar në rajonin e Kurskut, ku luftimet po vazhdojnë.

Aq sa në mbrëmje (e mërkurë), 36 orë pas nisjes së operacionit të papritur ushtarak të Kievit, në rajon u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Përballë situatës, presidenti Vladimir Putin po bën thirrje për solidaritet kombëtar, për të ofruar ndihmë për rajonin që është nën sulm prej dy ditësh.

Ndryshe nga inkursionet e mëparshme të kryera në rajonet kufitare ruse nga njësi të parregullta, në të cilat luftuan edhe vullnetarë rusë, personeli i Forcave të Armatosura të Ukrainës u përfshi në inkursionin që po zhvillohej që nga mëngjesi i 6 gushtit në rrethet Sudzhansky dhe Korenevsky. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi “një provokim i madh nga ana e regjimit të Kievit”, teksa thirri menjëherë edhe një mbledhje të qeverisë dhe një tjetër të Këshillit të Sigurimit.

“Ai qëllon pa dallim me lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë raketa, ndaj ndërtesave civile, ndërtesave të banimit dhe ambulancave”, vazhdoi presidenti.

Kreu i Kremlinit kërkoi një reagim në kohë, udhëzoi zëvendëskryeministrin Denis Manturov të koordinojë punën dhe ftoi rajonet të ofrojnë ndihmë për rajonin e Kurskut:

"Unë me të vërtetë llogaris mbështetjen tuaj", u shpreh ai.

Putin u takua pasdite edhe me ministrin e Mbrojtjes, Andrej Belousov, drejtorin e FSB-së Aleksandr Bortnikov, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit, Valerij Gerasimov. Gerasimov mori pjesë në takim përmes video-konferencës, "nga një nga pikat e kontrollit operacional".

Dhe ai shtoi: “Veprimet e njësive që mbulojnë kufirin shtetëror së bashku me rojet kufitare dhe njësitë e përforcimit, sulmet ajrore të forcave raketore dhe zjarri i artilerisë, ndaluan përparimin e armikut në thellësi”.

Nga mijëra ushtarë të përfshirë në inkursion, sipas deklaratave të Gerasimov, afërsisht një e treta ra gjatë ofensivës.

"Si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse, armiku humbi 315 njerëz, nga të cilët të paktën njëqind u vranë dhe 215 u plagosën - raportoi Gerasimov - u shkatërruan 54 automjete të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke".

Megjithatë, ai nuk dha të dhëna për ndonjë humbje nga forcat e mbrojtjes të dislokuara nga Rusia. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, bombardimi që shoqëroi sulmin nga forcat tokësore shkaktoi të paktën 5 të vdekur dhe 31 të plagosur. Mes viktimave janë edhe gjashtë fëmijë, të cilët do të priten në spitalet e kryeqytetit.

Në mbrëmje kanalet e ashtuquajtura Telegram "Z" përhapën lajmin e pakonfirmuar për vdekjen e gazetarit të televizionit shtetëror “Vgtrk”, Evgeniij Poddubny.

“Forcat ukrainase kryen sulme të synuara kundër manastireve dhe kishave në rajonin e Kurskut”, tha Patriarku Kirill.

Të gjitha këto "krime", komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakarova, ndodhin në sfondin e "heshtjes cinike" të Perëndimit, e cila përforcon "ndjesinë e mosndëshkimit" të Kievit. Komisioni Hetimor ka hapur një rast për sulmin ndaj civilëve. Rasti, sqaroi zëdhënësja Svetlana Petrenko, do të trajtohet si një rast sulmi terrorist dhe sulmi kundër oficerëve të zbatimit të ligjit.

Numri i ushtarëve dhe luftëtarëve ukrainas që hynë në rajonin e Kurskut, i vlerësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe disa kanale Telegram pro-qeveritare, është rreth një mijë. Megjithatë, disa mijëra civilë janë larguar nga zona në 24 orët e fundit. Kjo u raportua nga guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov, i cili zhvilloi konsultime me kreun e shtetit natën midis 6 dhe 7 gusht.

"Më shumë se 200 njerëz u nxorën nga zona e bombardimeve me autobusë", tha Smirnov. Të tjerët u larguan nga zona “me mjete personale”.

Gjatë natës u krijuan qendra pritjeje të përkohshme me rreth 2.5 mijë vende, të pajisura me ujë, ushqim, ilaçe dhe nevoja elementare. Mjekët dhe ndihmësmjekët nga Moska dhe Shën Petersburg po udhëtojnë në rajon. /Marrë nga “La Repubblica/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët