KIEV - Vetëm pak ditë pasi Moska kërcënoi sërish Ukrainën për shkëputjen e furnizimit me gaz për mos pagesën, kompania shtetërore ruse Gazprom lajmëroi se ka marrë një pagesë të re.

Megjithatë shuma, e raportuar si pak më shumë se 13 milion euro, nuk është parë si e mjaftueshme për zgjidhjen e asaj që po shndërrohet në një konflikt energjie. Moska, Ukraina dhe Bashkimi Evropian pritet të takohen të hënën, për të diskutuar mbi perspektiven e ardhshme të ndërprerjes së shpërndarjes së gazit.

Pjesë e bisedimeve do të jetë dhe çështja se kush do të paguajë për furnizimin me gaz të zonës nën kontrollin e rebelëve pro-Rusë në lindje të Ukrainës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)