Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ivanovets, një anije e vogël luftarake, mori “goditje të drejtpërdrejta” gjatë natës, pas së cilës u mbyt, tha inteligjenca ushtarake.
Ajo ka publikuar pamjet video që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh. Nuk ka asnjë reagim për incidentin nga autoritetet ruse. Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.
Disa veçori të dukshme në anije sipas videos ukrainase përputhen me ato të Tarantul, ose Projekti 12411, një klasë anije raketash të operuara nga marina ruse dhe të tjera, të cilës i përket Ivanovets.
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se anija u shkatërrua nga ushtarët e njësisë së saj speciale “Grupi 13” në liqenin Donuzlav, një gji me ujë të kripur në anën perëndimore të gadishullit të Krimesë, i cili strehon një bazë detare.
“Si rezultat i një sërë goditjesh direkte, anija ruse pësoi dëmtime të mëdha që pengonin lëvizjen e mëtejshme. Ivanovets u mbyt”, shkroi Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës në Telegram.
Një operacion rus i kërkim-shpëtimit në zonë ishte i pasuksesshëm. BBC shkruan anija kishte një vlerë prej 60-70 milion dollarë. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme Olexander Scherba e përshkroi sulmin si “mbresëlënës”.
“Në orën 03:45 ishte goditja e parë dhe në 04:00 i gjithë ekuipazhi u evakuua. Kështu që nuk kishte asnjë shans që kjo anije të shpëtohej", tha ai për BBC.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54%
-
Jo
40.4%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 vite konflikt Rusi-Ukrainë/ I solli lufta në Shqipëri, historia e 3 ukrainasve që këtu ndërtuan të ardhmen! 2 prej tyre u njohën dhe u martuan në Sarandë
24 Shkurt, 17:11
-
Katër vite më vonë, si e ka ndryshuar botën lufta Rusi-Ukrainë
24 Shkurt, 16:56
-
Ukraina në luftë prej 4 vitesh, Gonzato: Paqja është kritike, do të ketë presion diplomatik! Ambasadori Shkurov: Kërkojmë paqe afatgjatë
24 Shkurt, 14:10
-
Pse nuk ka të ndalur lufta në Ukrainë? Prenga për Report TV: Kievi u pre në besë në 1994, sot po paguan çmimin!
23 Shkurt, 19:29
-
Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës ka nevojë për 588 miliardë dollarë
23 Shkurt, 15:27
-
Katër vite luftë në Ukrainë/ Nga blitz-i i dështuar i Putinit tek kundërofensiva dhe masakrat, Rusia regjistron 1.3 milionë jetë të humbura
23 Shkurt, 12:59
-
Zelensky: Putin ka nisur Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet! Raundi tjetër i negociatave me Rusinë dhe SHBA-të mund të mbahet në fund të kësaj jave
23 Shkurt, 07:34
-
Raund i ri negociatash mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Bisedime të reja brenda tre javësh
22 Shkurt, 16:37
-
15 mijë dollarë për t’i shpëtuar luftës, rekrutët ukrainas largoheshin nga vendi duke përdorur pasaporta të personave të moshuar
18 Shkurt, 09:46
-
Përfundojnë bisedimet mes SHBA-së Ukrainës dhe Rusisë në Gjenevë, negociatori rus: Të vështira, por profesionale! Zelensky: Pjesëmarrja evropiane është thelbësore
18 Shkurt, 08:12
-
Zelensky: Rusia po përgatit një sulm masiv kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës! Kremlini: Në Gjenevë diskutojmë edhe për territoret
16 Shkurt, 16:20
-
Kallas: Rusia nuk është superfuqi, ekonomia e saj është copë-copë! Zelensky sulmon Putinin: Nuk është car por skllav i luftës, shpreson të përsërisë Mynihun e vitit 1938
15 Shkurt, 14:47