KIEV - Qeveria e Kievit ka rinisur ofensivën në qytetin e Slovianskut. Dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë luftimeve, mes të cilëve edhe civilë. Sipas ministrit të Brendshëm ukrainas Arsen Avakov, 4 ushtarë kanë humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur. Viktima ka pasur dhe në kampin pro-rus.
Ndërkohë pro-rusët kanë rrëzuar një helikopter ushtarak të trupave ukrainase në Sloviansk. Dy pilotët arritën të mbijetojnë dhe u evakuuan nga zona. Lajmi u bë i ditur nga mMnistri a Brendshme ukrainase.
Më parë gjatë ditës Ukraina ka liruar 67 persona të arrestuar për pjesëmarrje në përleshjet e dhunshme në Odessa ditën e premte, ku 40 persona humbën jetën pasi mbështetës të qeverisë së Kievit i vunë zjarrin një godine qeveritare nën kontollin e aktivistëve pro-rusë.
Lajmi u bë i ditur nga ministria e Brendshme në faqen e saj online. Zyra e prokurorit të Odessas reagoi menjëherë duke mohuar përfshirjen e saj në këtë vendim, duke shtuar se prokurori ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen e së premtes.
Ditën e diel qindëra aktivistë pro-rusë sulmuan rajonin e policisë së qytetit duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Ndërkohë kryeministri ukrainas Arseni Jatsenuk gjatë vizitës së tij në Odessa ka bërë thirrje për bashkim dhe akuzoi pro-rusët e mbështetur nga Rusia për trazirat në lidnje të vendit. Ai shtoi se gjatë 24 orëve të fundit numri i trupave ruse në Krime ishte shtuar, por pa dhënë detaje të tjera.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com