Ukraina: Moska mbart përgjegjësinë e plotë për terrorin e saj raketor

Ukraina: Moska mbart përgjegjësinë e plotë për terrorin e saj raketor

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba pati një bisedë telefonike gjatë pasdite me Sekretarin Amerikan të shtetit Antony Blinken, për ta falënderuar për të gjithë ndihmën ushtarake të ofruar nga SHBA.

Pas telefonatës, Kuleba tha se Ukraina dhe SHBA kishin rënë dakord se "Rusia mban përgjegjësinë e plotë për terrorin e saj raketor dhe pasojat e tij në territorin e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë.

“Falënderova SHBA-në për ndihmën e saj thelbësore të mbrojtjes dhe theksova se dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë duhet të përshpejtohen. 

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden qortoi pretendimin e Volodymyr Zelenskyy se një raketë që goditi Poloninë të martën mbrëma "nuk ishte ukrainase". Si NATO ashtu edhe Polonia besojnë se raketa ishte e lëshuar nga mbrojtja ajrore ukrainase, megjithëse të dy thanë se goditja ishte me shumë mundësi aksidentale. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?