Takimi në Kremlin mbi planin e paqes për Ukrainën midis presidentit rus Vladimir Putin dhe përfaqësuesve amerikanë – të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner – përfundoi pas 5 orësh.
Në tryezë, për Moskën, ishin gjithashtu këshilltari presidencial Yuri Ushakov dhe Kirill Dmitriev, president i fondit sovran rus. Nuk është bërë ende e ditur asgjë rreth ecurisë së bisedimeve.
Witkoff, ndodhet që prej paradites së sotme në Moskë së bashku Kushner.
Media amerikane Axios raporton se pas këtij takimi, të dërguarit e Donald Trump do të udhëtojnë në një shtet evropian për të zhvilluar një takim me Volodymir Zelensky-n. Ky i fundit ndodhet në Irlandë për një vizitë nga ku tha se është i gatshëm për këtë takim dhe se marrëveshja duhet ti japë fund luftës, jo të arrijë një armëpushim të shkurtër të luftimeve.
Tronditëse ishte deklarata e Presidentit rus përpara nisjes së takimit me amerikanët ka hedhur akuza ndaj evropianëve, të cilët sipas tij po ndërhyjnë në negociata. Ai tha se Rusia nuk po planifikon një luftë me Evropën, por nëse kjo do ta fillojë një të tillë, Rusia është e gatshme për këtë që tani.

Jared Kushner, Kirill Dmitriev dhe Steve Witkoff
Në një postim në X, Kirill Dmitriev, përfaqësues special i Putinit për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik me vendet e huaja dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka komentuar takimin mes Putinit dhe delegacionit amerikan duke shkruar “produktive”.

Steve Witkoff dhe Vladimir Putin
Takimi në Kremlin mbi planin e paqes për Ukrainën midis presidentit rus Vladimir Putin dhe përfaqësuesve amerikanë – të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner – po zhvillohet tashmë prej katër orësh. Në tryezë, për Moskën, ndodhen gjithashtu këshilltari presidencial Yuri Ushakov dhe Kirill Dmitriev, president i fondit sovran rus. Nuk është bërë ende e ditur asgjë rreth ecurisë së bisedimeve, të cilat nuk kanë një kohëzgjatje të përcaktuar.

Evropa nuk ka një program paqeje për Ukrainën, ajo është në anën e luftës. Kështu thotë presidenti rus Vladimir Putin, sipas Ria Novosti. “Ata kanë filluar të pengojnë administratën aktuale amerikane dhe përpjekjet e presidentit Donald Trump për të arritur paqen përmes negociatave. Ata vetë kanë refuzuar bisedimet e paqes dhe po pengojnë përpjekjet e presidentit Trump – tha Putin – nuk kanë një program paqeje. Ata janë në anën e luftës”, shtoi ai. Më tej Putin kërcënoi duke thënë se Rusia është gati për luftë edhe me Evropën. "Ne nuk po planifikojmë një luftë me Evropën, por nëse Evropa do të nisë një të tillë, në jemi gati që tani", tha Presidenti rus përpara nisjes së takimit me të dërguarit amerikanë.
Në Moskë ka nisur takimi mes të dërguarit special të SHBA, Steve Witkoff dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Njeriu i Trump shoqërohet edhe nga Jared Kushner, dhëndri I Presidentit amerikan. Të dërguarit e Donald Trump, pritet të takohen me Volodymyr Zelensky pas ndalesës së tyre në Moskë. Këtë e raporton gazetari i Axios, Barak Ravid, në X. “Ata do të fluturojnë nga Moska drejt një vendi evropian dhe do të takohen me presidentin ukrainas Zelensky”, thotë Ravid.
??????Witkoff and Kushner meet Putin to discuss Trump's Ukraine peace plan. My report on @axios https://t.co/nS0hEEJV59
— Barak Ravid (@BarakRavid) December 2, 2025
Volodymyr Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se ka marrë një raport të detajuar nga delegacioni i tij pas përfundimit të takimeve në Shtetet e Bashkuara. “Puna u krye mbi bazën e dokumentit të Gjenevës, dhe ky dokument u përmirësua më tej”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se ekipi i tij ka biseduar me delegacionin amerikan për të “garantuar sigurinë nga sulmet ruse” në rast se Moska tërhiqet nga një marrëveshje e mundshme e armëpushimit.
A detailed briefing by the Ukrainian delegation following all their meetings in the United States. We discussed in person the matters that cannot be addressed over the phone.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 2, 2025
Rustem Umerov and participants in the negotiations in Florida reported on the key points raised by the… pic.twitter.com/FIMDjtUfXp

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, vlerëson se Ukraina mund të detyrohet të bëjë “koncesione të dhimbshme” në procesin për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë. “Kjo do të jetë pa dyshim një procedurë jashtëzakonisht e vështirë për Ukrainën, e cila mund të përfundojë me një referendum”, deklaroi Wadephul për Neue Osnabrücker Zeitung. Sipas tij, qytetarët ukrainas do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë apo jo kushtet për t’i dhënë fund luftës, duke iu referuar kërkesës ruse për koncesione të gjera territoriale.
“Detyra e diplomacisë është të hartojë kompromise që palët në konflikt mund t’i pranojnë. Në fund të fundit, kjo do të nënkuptojë gjithmonë koncesione të dhimbshme”, theksoi ministri. Në të njëjtën kohë, Wadephul nënvizoi se, falë përpjekjeve ndërkombëtare diplomatike, mundësia për një armëpushim “nuk ka qenë kurrë më e madhe” se tani. “Një parakusht vendimtar do të jetë që Ukraina të marrë garanci se nuk do të mbetet e pambrojtur ndaj një agresioni të ri rus”, shtoi ai, duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara luajnë një rol kyç në këtë drejtim.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) akuzon Francën se kërkon përfshirje të drejtëpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.
“Franca është e etur të dërgojë trupat e saj në Ukrainë dhe vazhdon të shqyrtojë mundësitë për përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt”, tha SVR në një deklaratë.
Sipas SVR, "ky është qëllimi i dekretit qeveritar të 31 tetorit 2025, që autorizon përdorimin e kompanive private ushtarake për të ofruar ndihmë për një ‘vend të tretë në një situatë konflikti të armatosur’”, duke vënë në dukje se çdo qytetar evropian e kupton se për cilin vend bëhet fjalë.
“Prania e kompanive private ushtarake franceze në Ukrainë, të përcaktuara në dekretin e lartpërmendur si ‘operatorë përkatës’ të Ministrisë së Forcave të Armatosura, do të konsiderohet nga Moska si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e Francës në operacionet ushtarake kundër Rusisë. Si pasojë, kompanitë private ushtarake franceze do të bëhen objektivi kryesor legjitim i Forcave të Armatosura Ruse.”, thuhet në deklaratë.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka refuzuar të japë një garanci për një kredi prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën bazuar në asetet e ngrira ruse, raporton Financial Times. Frankfurti arriti në përfundimin se propozimi i Komisionit Evropian do të shkelte mandatin e BQE-së, raporton gazeta britanike, duke cituar burime zyrtare.
Zyrtarët e Brukselit e kishin pyetur BQE-në nëse mund të vepronte si huadhënës i fundit për Euroclear Bank - degën operative të depozituesit qendror të letrave me vlerë të Belgjikës - për të shmangur një krizë të mundshme likuiditeti, thanë për FT njerëz të njohur me çështjen. BQE u përgjigj se kjo nuk është e mundur.
Gazeta citon gjithashtu një analizë të brendshme të BQE-së, e cila sugjeron se iniciativa e Komisionit do të ishte e barabartë me financim të drejtpërdrejtë të qeverisë. Në një skenar të tillë, banka qendrore do të përfundonte duke mbuluar detyrimet financiare të shteteve anëtare të BE-së, një praktikë e ndaluar nga traktatet evropiane sepse rrezikon të nxisë inflacionin dhe të dëmtojë besueshmërinë e institucionit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se reagimi i Moskës do të ishte "shumë i ashpër dhe i dhimbshëm" nëse vendet e BE-së do të përdornin asetet e ngrira ruse për të financuar një "kredi riparimi" për Ukrainën.

"Një ditë e rëndësishme për botën: ekipi që zbatoi marrëveshjen e paqes të Presidentit Trump në Gaza do të jetë në Moskë për të çuar përpara axhendën e paqes të Trump në Ukrainë."
Kjo është ajo që Kirill Dmitriev, përfaqësuesi special i Vladimir Putin dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, shkroi në rrjetet sociale, duke iu referuar vizitës së Steve Witkoff në Moskë sot për t'u takuar me Vladimir Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Dmitriev dhe Witkoff ishin arkitektët e planit fillestar të SHBA-së, një formulë me 28 pika që në thelb përfshinte të gjitha kërkesat kryesore të Rusisë dhe që më vonë u ndryshua dhe u ngushtua në takimet pasuese midis amerikanëve dhe ukrainasve..
Komente










Nje gje eshte e sakte per mendimin tim Tramp ka nje politike mashtrimi i arabeve me reprezaljet e izraelit karshi arabeve dhe si pasoje blerjet e armeve nga amerika As nje vit ne pushtet ka marr nga vendet arabe 3 tre trilion $ shifer marramendese Politika tjeter eshte pasurimi pa limit i dhendrit te tij kushner Ukrainen dhe vendet arabe i mashtron per interesa te tij Se fundi do maredhenje te mira me libanin ti marr gazin me vlere 35 miliard $. Mbreti droges eshte kolumbia ,por ai lufton vene zuelen per naften e saj WITKOF nje kulish hebre lufton per te pasuruar kushnerin
PërgjigjuJa edhe kontributi “i vyer” i z. Trump. Tha që do ta ndalojë brenda 24 orësh luftën dhe jo vetëm që nuk e bëri, por ka gati një vit që Putini e sjell vërdallë z. Trump, presidentin e të ashtuquajturës superfuqi botërore, USA. Dhe në fund po bëhet atë që do Rusia. E bëri faktor Rusinë dhe la pas dore Europën.
PërgjigjuKy eshte tiger prej letre po te mos ishte per armer bethamore. Nga 3 vjet qe ka ngelur te kufinjte e Ukraines e ka lene me mijera ushtare te vrare
PërgjigjuKeto jane bashke. Tani qe do shkoj transgjinori i Ivankes dihet perfundimi. Evropa eshte vetem dhe duhet te behet e forte pasi mund tja dal edhe vetem.
Përgjigju