Prej datës 25 tetor Rusia dhe Ukraina do të ndalin fluturimet ajrore direkte mes tyre. Këtë vendim Moska e cilësoi si të papranueshëm pasi Kivei në muajin shtator mori sanksione të reja përmes të cilave ndalohen kompanitë ajrore të Ukrainës që të fluturojnë në Rusi.

Reuters raporton se afër një milion pasagjerë në vit do të preken nga ky vendim. Sipas autoriteteve ruse më të prekur nga ky vendim do të jenë qytetarët nga Ukraina të cilët janë të detyruar të udhëtojnë në Moskë për punësim dhe për të vizituar të afërmit.

Këto masa ndëshkuese të Kievit janë shpallur sot dhe kanë të bëjnë me dy kompani ruse: Utar e Siberisë dhe Saratov Airlines.

Ukraina më herët i ka përfshirë masat e ndalimit kompanitë e tjera të mëdha ruse për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014.

Shërbimi ajror shtetëror në Kiev tha se kompanitë ruse nuk lejohen të aterojnë në Ukrainë, por do të lejohen të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të këtij vendi, gjatë fluturimeve në vendet e tjera.
 
 Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)