Ukraina ndalon fluturimet direkte 
me Rusinë, vendimi hyn sot në fuqi

Ukraina ndalon fluturimet direkte <br />me Rusinë, vendimi hyn sot në fuqi
KIEV­-  Një masë e re mjaft e fortë e marrë nga ana e autoriteteve të Ukrainës do të lërë dhjetra mijëra udhëtarë në rrugë.Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi që ndalon fluturimet direkte nga Ukraina në Rusi.

Kjo pasi në momentin e fundit dështuan bisedimet e krizës ndërmjet dy palëve. Muajin e kaluar Ukraina pati shpallur ndalesën e fluturimeve nga kompanitë ajrore të Rusisë, si shenjë e masave hakmarrëse pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, në mars të vitit të kaluar.

Këtë hap Rusia e ka cilësuar si “çmenduri” dhe tha se do të ndërmerrë masa të njejta.

Udhëtarët nga këto dy vende janë të detyruar të udhëtojnë nëpër shtetin e tretë ose të përcaktohen për udhëtim me tren, që zgjatë deri në 13 orë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten