Pas muajsh të tërë trazirash, Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje politike dhe tregtare me Bashkimin Europian, duke bërë kështu një ndryshim historik që e çon më larg Rusisë dhe më pranë Perëndimit. Kryeministri Petro Poroshenko e ka cilësuar të premten ditë historike duke e parë marrëveshjen si një hap drejt antarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.
“Sigurisht që të të gjithë ne do të dëshironim që të nënshkruanim një marrëveshje në rrethana më të përshtatshme. Nga ana tjetër, agresioni i jashtëm me të cilin po përballet Ukraina jep një arsye të fortë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.” tha Poroshenko.
Është pikërisht një marrëveshje e tillë në zemër të krizës ukrainase, e cila është kundërshtuar me forcë prej vitesh nga Rusia. Këshilltari ekonomik i Putin, Sergei Glazyev, ka thënë se BE-ja nuk po respekton vullnetin e popullit ukrainas, përfshirë atë të banorëve rusisht-flës në lindje të vendit.
“Evropa po mbyll një sy përpara faktit që Ukraina është e përçarë për këtë çështje. Po e detyrojnë të afrohet me bllokun. Do të përpiqen ta kolonizojnë duke i hequr sovranitetin.” shprehet Glazyev.
Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ndërkohë, diplomatët e BE-së shqetësohen se Moska mund të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër këtyre shteteve në shenjë hakmarrjeje për “shembjen e murit ndarës” me BE-në.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO