UKRAINË - Komisioneri për energji i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger, ka thënë se Ukraina i ka paguar Rusisë një pjesë të borxhit për gazin dhe ka njoftuar se do të ketë një tryzë tjetër bisedimesh midis përfaqësuesve të BE-së, Rusisë dhe Ukrainës më 2 qershor.
Në një konferencë për mediat, pas takimit trepalësh në Bruksel, ministri i Energjisë së Ukrainës, Yuriy Prodan, ka thënë se kompania shtetërore e gazit Naftohaz ka transferuar 786 milionë dollarë në llogarinë e Gazpromit.
Prodan ka thënë se paratë mbulojnë faturat për muajt shkurt dhe mars.
Gjigandi rus i gazit, Gazprom, thotë se borxhi për gaz i Ukrainës do të arrijë në mbi 5 miliardë dollarë më 7 qershor dhe ka caktuar 2 qershorin si afat të fundit për Kievin që të paguajë borxhin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com