UKRAINE - Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksandër Turqinov ka rivendosur mobilizimin ushtarak për të përforcuar mbrojtjen në lindje të vendit. Vendimi erdhi pasi militantët pro-rusë pushtuan zyrën e Prokurorit në Donetsk.

Turqinov pranoi se forcat ukrainase e kanë të pamundur të përballojnë trazirat në disa qytete. Ai shtoi se objektivi tashmë është të ndalohet përhapja në vende të tjera.

Ukraina ka fajësuar Rusinë për zaptimin e disa godinave qeveritare në lindje të vendit, akuza të cilat mohoen nga Moska. Besohet se rreth 40 mijë trupa ruse janë të vendosura në kufirin lindor me Ukrainën.

Sipas analistëve, Ukraina ka 130 mijë ushtarë në detyrë, por ky numër mund të rritet deri në 1 milionë nëse llogariten dhe rrezervistët.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)