Mediat ukrainase kanë bërë me dije se forcat e Ukrainës e kanë rimarrë hyrjen në portit lindor të Mariupolit, dhe atë pas luftimeve të ashpra që janë zhvilluar me militantët pro-rusë gjatë natës së kaluar.
 
Televizioni ukrainas Channel 5, ka njoftuar se Garda Kombëtare ka marrë ndërtesën teksa i ka detyruar separatistët që të dalin në rrugë. Protestuesit pro rusë u kanë vënë zjarrin gomave në rrugët e Mariupolit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)