Ukraina: Rusia ka marrë peng dy zyrtarë në centralin e Zaporizhjas

Ukraina: Rusia ka marrë peng dy zyrtarë në centralin e Zaporizhjas

Kompania shtetërore për energji bërthamore në Ukrainë, Enerhoatom, ka akuzuar Rusinë për “kidnapim” të dy punëtorëve në centralin bërthamor në Zaporizhja. Ky central kontrollohet nga forcat ruse, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Zyrtari përgjegjës për teknologji informative, Oleh Kostyukov dhe Oleh Oshek, asistent i drejtorit të centralit bërthamor, janë kidnapuar më 17 tetor, ka thënë Enerhoatom në Telegram më 18 tetor.

“Aktualisht asgjë nuk dihet për ta dhe gjendjen e tyre”, është thënë në deklaratën e Enerhoatomit.

Kjo kompani i ka bërë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike që të bëjë “çdo përpjekje” për të siguruar lirimin e tyre.

Kjo agjenci ka thënë se Rusia e ka ndalur shefin e centralit, Ihor Murashov, për disa ditë muajin e kaluar dhe më pas ai është liruar më 3 tetor. Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ 1162 qytete e fshatra në errësirë pas bombardimeve ruse! Sulme me dronë kamikazë iranianë në Kiev, 9 viktima

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?

×

Lajmi i fundit

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha