Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë se anijet ruse po përgatisin sulme me raketa kundër objektivave ukrainase, ndërkohë trupat ruse po përqendrohen në ruajtjen e pozicioneve të tyre dhe po përpiqen të rigrupohen në mënyrë që të rrisin aftësitë e tyre sulmuese.
Rusia ishte rigrupuar më herët në mënyrë që të përparonte drejt kufijve administrativë të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskës, të cilat aktualisht janë në kontrollin e pjesshëm nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
"Disa anije kanë hyrë në një zonë të mbyllur, ndoshta për të kryer sulme me raketa kundër objekteve në Ukrainë." ,thuhej në raportin e ministrisë.
Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












