Një sulm me dron ukrainas ndaj një rafinerie në rajonin Krasnodar të Rusisë, në verilindje të Detit të Zi, vrau dy persona dhe shkaktoi një zjarr, njoftuan autoritetet lokale të martën.
"Mbetjet e dronit ranë në ambientet e stacionit hekurudhor Afipsky; për fat të keq, dy persona u vranë", tha guvernatori rajonal Veniamin Kondratiev në Telegram , duke shtuar se rafineria lokale ishte në flakë.
Ndërkohë edhe Rusia goditi njëkohësisht katër qytete gjatë natës: Kiev, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Dnipro. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, teksa nuk munguan as shpërthimi i disa zjarreve.
Në lagjen Goloseevsky, mbetjet e një droni ranë mbi një ndërtesë banimi 16-katëshe, duke shkaktuar shkatërrimin e disa mureve dhe thyerjen e dritareve në katin e 14-të.
Sipas kryetarit të bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov , një raketë goditi lagjen Osnovyansky, duke vrarë një person.
lajm ne perditesim...










Komente
Komento