Ukrainasit nuk i frikësohen rrezikut nga pushtimi rus, sekretar i Këshillit të Sigurisë: Putin kërkon të na shkatërrojë, por nuk do ja dalë

Ukrainasit nuk i frikësohen rrezikut nga pushtimi rus, sekretar i Këshillit të Sigurisë: Putin kërkon të na shkatërrojë, por nuk do ja dalë

Një ushtarë nga Ukraina në një paradë ushtarake

Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të shkatërrojë Ukrainën, por nuk ka rrezik të madh për një pushtim të eventual, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë.

Duke folur për agjencinë AFP, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se bisedat për pushtimin e Moskës mund të destabilizojnë Ukrainën.

"Putini dëshiron të shkatërrojë vendin tonë. A do t'ia dalë? Jo, nuk do t’ia dalë", tha Danillov.

"Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin tonë," tha ai, duke shtuar se ushtria dhe civilët do të formojnë një lëvizje të gjerë kombëtare 'rezistence' nëse Rusia sulmon. Ne do të mbrojmë vendin tonë", shtoi ai.

Tensionet janë ngritur që nga mesi i nëntorit kur Uashingtoni dha alarmin për një grumbullim masiv të trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për komplotimin e një pushtimi.

Por Danilov, 59 vjeç, minimizoi rrezikun e një përshkallëzimi të madh ushtarak, duke thënë se zyrtarët ukrainas nuk kanë parë ndonjë rrezik kritik.

Sipas vlerësimeve të Kievit, numri i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës është rritur nga rreth 93 mijë trupa në tetor në 104 mijë tani.

"Ne nuk mendojmë se kjo është një rritje e madhe," tha Danilov.

Ndihmësi për sigurinë i Presidentit Volodymyr Zelensky theksoi se autoritetet nuk donin t'i "frikësonin njerëzit" me bisedat e luftës pasi kjo "do të destabilizonte situatën brenda vendit".

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, për vite me radhë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kufijve të Ukrainës dhe këmbëngul se rusët dhe ukrainasit janë "një popull"./ REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave