Ukrainë, 40 persona humbin jetën
nga i ftohti, qindra të lëndua

Ukrainë, 40 persona humbin jetën<br />nga i ftohti, qindra të lëndua
Temperaturat e ulëta që përfshinë Evropën gjatë këtyre javëve kanë shkaktuar disa dhjetëra viktima, ku ndër vendet me numrin më të madh të viktimave janë Polonia dhe  Ukraina.

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e hipertermisë dhe më shumë se 800 persona janë lënduar.

Që prej fillimit të temperaturave të ulëta në Evropë, 869 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrat spitalore të Ukrainës, ndërkohë vetëm gjatë dy ditëve të fundit, kanë humbur jetën 29 persona.

Gjithashtu mësohet se gjatë dy orëve të fundit të ditës së djeshme, 11 persona kanë humbur jetën nga hipotermia.

Që prej gjashtë janarit, temperaturat në disa zona të Ukrainës shënuan shifra rekord duke arritur deri në -20 dhe -25 gradë celsius.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!