Ukrainë, arrestohet ish-presidenti
gjeorgjian, përkrahësit e lirojnë 

Ukrainë, arrestohet ish-presidenti<br />gjeorgjian, përkrahësit e lirojnë <br>
Forcat ukrainase të sigurisë hynë me forcë në apartmentin në Kiev të Mikheil Saakashvili dhe në vijim arrestuan kundërshtarin e hapur të Presidentit Petro Poroshenko, i akuzuar për lidhje kriminale me ish-udhëheqësin ukrainas Viktor Yanukovych.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa Saakashvili u shfaq në mënyrë dramatike në tarracën e godinës, nga ku akuzoi Poroshenkon për tradhti dhe vjedhje, përpara se të merrej me forcë nga policia. Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Yuriy Lutsenko u shpreh se një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili gjendet në azil në Rusi, ka financuar protestat e organizuara nga  Saakashvili.

Arrestimi i zotit Saakashvili shkaktoi përplasje mes policisë dhe mbështetësve të tij. Ai bëri thirrje që “të gjithë ukrainasit të dilnin në rrugë për të larguar hajdutët”. Mbështetësit u përplasën me policinë dhe u shtrinë në rrugë duke u munduan të pengonin largimin e furgonit të policisë ku ishte futur zoti Saakashvili.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë