Bashkimi Europian i ka dhënë Rusisë një javë kohë për të ndryshuar politikën e saj në Ukrainë, në të kundërt do përballet me sanksione të reja. Udhëheqësit perëndimorë thonë se ka prova të qarta se njësi ushtarake veprojnë brenda Ukrainës.
Duke folur pas samitit në Bruksel, Presidenti në ikje i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy tha se BE-ja po punonte për marrjen e masave të mëtejshme shtrënguese kundër Rusisë. Ai nuk përcaktoi natyrën e sanksioneve të mëtejshme, por tha se propozimet do të jenë gati brenda një jave. Komentet e Rompuyt u pasuan edhe nga liderë të tjerë të BE.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se sanksionet e reja që do t’i vihen Moskës nuk do të ndryshojnë natyrën e tyre, duke shtuar se konflikti nuk do të zgjidhet në rrugë ushtarake. Ndërsa presidenti francez François Hollande tha se situata në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë duke çuar vendin drejt një lufte, ndaj sipas tij, duhet vepruar urgjentisht, pasi nuk ka kohë për të humbur. Ndërsa Shtëpia e Bardhë me anë të zëdhënëses së saj tha se mirëpret konsensusin e Këshillit të Europës për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përgatitjen e sanksioneve të reja ditët e ardhshme.
BE dhe SHBA po përgatisin një varg të dytë sanksionesh kundër Rusisë, që do t’iu shtohen atyre që u vunë në fund të muajit korrik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO