UKRAHINE-Avokatët e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kanë publikuar disa foto, që tregojnë plagët që ajo ka marrë në trup nga keqtrajtimi në burg. Sipas avokatëve tre burra e kanë qëlluar ndërsa e transportonin në spital. Nga ana tjetër autoritetet në Ukrainë e kanë mohuar ngjarjen.
Në këto fotografi, 51 vjecarja tregon të nxirat ne trup si pasojë e dhunës fizike. Ndërkaq mediat vendase bëjnë të ditur se imazhet u janë dërguar diplomatëve të BE-se nga komisionerja e te drejtave te njeriut ne parlamentin e Ukraines, Nina Karpachova.
Ish-kryeministrja e Ukrahinës ka hyrë prej ditësh në grevë urie, është dënuar me 7 vjet burg për abuzim me pushtetin gjatë kohës që ishte në krye të ekzekutivit.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com