Ukrainë, forcat qeveritare nuk
pranojnë të largojë armatimet

Forcat ushtarake të Ukrainës deklarojnë se nuk mund të nisin largimin e armëve të rënda ushtarake nga vija e frontit të luftës në lindje të vendit, deri sa rebelët të ndalojnë luftimet nga ana tjetër.

Zëdhënësi i ushtrisë tha për reporterët se rebelët nuk kanë ndalur sulmet, pavarësisht se gjatë fundjavës të dy palët ranë dakord për tërheqjen e armatimeve, në përmbushje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjatë këtij muaji.

Sipas marrëveshjes së Minskut të dy palët kanë dy javë kohë për të tërhequr artilerinë e rëndë dhe tanket luftarakë nga zona e konfliktit, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme shkëmbyen rreth 190 të burgosur nga të dy palët. Armëpushimi i12 shkurtit u nënshkruan në kryeqytetin e Bjellorusisë, me negocimin e Francës dhe Gjermanisë, dhe gjatë javës së shkuar u vu në rrezik për shkak të rinisjes së sulmeve nga ana e rebelëve për të vënë nën kontroll qytetin strategjik të Debaltseve.

Sipas OKB-së në konfliktin e Ukrainës në lindje të vendit kanë humbur jetën rreth 5,700 njerëz dhe rreth 1,5 milion të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që prej nisjes së luftimeve në prillin e vitit të shkuar në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut.


(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë