KIEV - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Valeri Gueletei ka konfirmuar se trupat ruse ishin të pranishme në Donetsk dhe Lougansk, kryeqytetet rajonale dhe bastionet separatiste në lindje të Ukrainës.
"Trupat ruse janë shfaqur jo vetëm në Donetsk por gjithashtu dhe në zonën e aeroportit të Louganskut. Ato janë po aq pranishme dhe në qytete të tjera", deklaroi dje në mbrëmje ministri në një intervistë për stacionin televiziv, Inter.
"Ne jemi në luftë me Rusinë dhe është Rusia që vendos se çfarë ndodh në Donbass, zonë minerare që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luganskut.
Konflikti në lindje të Ukrainës, që ka shkaktuar të paktën 2 600 të vdekur ka hyrë në një fazë të re javën e kalaur pas informacioneve mbi praninë e trupave ruse në Ukrainë, më shumë se 1 000 sipas NATO-s./ATSH/