MOSKË, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ - Shefi i policisë rajonale të Donetskut, Viaçesclav Abroskin akuzoi sot separatistët prorusë për shkatërrim të Debalstevit.
"Të shtënat e artilerisë kundër shtëpive dhe zyrave administrative vazhdojnë pa pushim", deklaroi Abroskin.
"I gjithë qyteti është në flakë", theksoi ai në Facebook.
"Komisariati i policisë është goditur nga një raketë 'Grad", shkruan ai.
Edhe ushtria ukrainase ka dënuar sot sulmin e rebelëve me lëshues shumëpërdorimësh raketash dhe tanke kundër pozicioneve të saj në juglindje të Debalstevit./ a.jor.